Rreth nesh
Kompania “Ananas” fillet e para nisi qysh në vitin 1930, për tu shëndërruar në një ndërmarrje në vitin 1975 te kultivimit dhe prodhimit te specit te kuq. Në fillim tharrja është bërë në furra të thjeshta, pastaj bluarja dhe në fund, produkti final eshte future në paketime te thjeshta, ndërsa transporti dhe shitja janë bërë në të gjitha tregjet e Kosovës por edhe më gjerë në rajon në shtetin tashmë të shpërbërë.
Më vonë në vtin 1975 u themelua firma aktuale duke u hapur edhe dyqani I parë në qytetin e Podujevës me emrin “Ananas”, I cili na shërbeu për ekspozimin e të gjitha llojeve të biberit. Natyrisht e gjitha puna e ndërmarrjes sonë bëhej në bazë të ligjeve të kohës, atë kohë ato që lejonte shteti I përbërë I ish-Jugosllavisë dhe bazuar në ligjet e Kosovës.
Pesë vite më pas në 1980-tën, kompania me emrin “Ananas” me suksesin e saj arriti të blejë makineri të teknologjisë së lartë, për prodhim dhe paketim më efikas të të gjitha llojeve të biberit, mirëpo paketime në ambalazh që tregonte firmën tonë, ishte I pamundur duke pasë parasysh pengesat që na vinin nga pushteti i atëhershëm.
Dhe sipas mundësive zgjedhje e vetme ishte shitja e produkteve tona në tregun e Kosovës, por edhe më gjerë, por vetëm me paketim të thjeshtë, e kjo vazhdoi fatkeqësisht deri në vitin 1998, kur në tërësi u bë ndërprerja e prodhimit nga pushteti, si pasojë e luftës në vend.
Sikur shumë ndërmarrje dhe fabrika që gjatë luftës në Kosovë pësuan dëme të mëdha, duke filluar nga vjedhjet e deri tek djegjet në tërësi, kësaj nuk I shpëtoi as “Ananas” firma jonë e cila u shkatërua nga shtëpia, objekti I fabrikës, makineritë, depot, mjetet transportuese, përfshirë këtu edhe asgjësimin e rreth 20 tonëve biber.
Në vitin 2000 kompania u regjistrua si firmë e re në Kosovë, me po të njejtin emër “Ananas Impex”dhe pas shumë vështirësive dhe rinisje e të gjithë punës nga e para, por me një traditë që nuk u shkatërua asnjëherë, ne filluam sërish me prodhimin dhe paketimin e biberit dhe këtë në një ambalzh të ri, si asnjëherë më parë këtë rradhë në emër të firmës dhe me logon tonë. Kështu “Ananas Impex” vazhdoi me shitjen duke mbuluar të gjitha dyqanet dhe tregun kosovarë si prodhues I sukesshëm vendor, të ciën gjë vazhdojmë ta bëjmë me shumë përkushtim edhe në ditët e sotme
Produktet tona
Me traditë gati një shekullore bëjmë prodhimin dhe paketimin e piperit të kuq, piperit të zi dhe specit të shtypur në paketime nga 5 gr deri në 1000 gr si djegës ashtu edhe pa djegës...
Me datën 23.02.2017 është nënshkruar kontrata në mes të Kompanisë për prodhimin e biberit “BESIANA” dhe Qendrës grumbulluese “AGROCELINA” për kultivimin e specit të kuq të varietetit "Besiana" ne siperfaqe prej 50 hektar.