RRETH NESH

RRETH NESH

Ne jemi një kompani që veprimtarinë kryesore ka kultivimin dhe prodhimin e barishteve, erëzave, supave dhe perimeve të thara. Brendet tona shiten nëpër marketet më të njohura të vendit dhe më gjerë, ndërsa klientët tanë sillen prej individëve që porosisin me kile e deri te restorantet, dyqanet ushqimore dhe ata me shumicë. 

Duke qenë se kemi një traditë gati njëshekullore, qëllimi ynë është që të jemi pjesë integrale e kulinarisë sonë.

HISTORIKU

Kompania “Ananas” fillet e para nisi qysh në vitin 1930, për t’u shëndërruar në një ndërmarrje në vitin 1975 të kultivimit dhe prodhimit të specit të kuq. Në fillim tharrja është bërë në furra të thjeshta, pastaj bluarja dhe në fund, produkti final është fut në paketime të thjeshta, ndërsa transporti dhe shitja janë bërë në të gjitha tregjet e Kosovës por edhe më gjerë në rajon në shtetin tashmë të shpërbërë.

Më vonë në vitin 1975 u themelua firma aktuale duke u hapur edhe dyqani i parë në qytetin e Podujevës me emrin “Ananas”, i cili na shërbeu për ekspozimin e të gjitha llojeve të biberit. Natyrisht e gjitha puna e ndërmarrjes sonë bëhej në bazë të ligjeve të kohës, atë kohë ato që lejonte shteti i përbërë i ish-Jugosllavisë dhe bazuar në ligjet e Kosovës.

Pesë vite më pas në 1980-tën, kompania me emrin “Ananas” me suksesin e saj arriti të blejë makineri të teknologjisë së lartë për prodhim dhe paketim më efikas të të gjitha llojeve të biberit. Mirëpo paketime në ambalazh që tregonte firmën tonë ishte i pamundur duke pas parasysh pengesat që na vinin nga pushteti i atëhershëm.

Sipas mundësive zgjedhje e vetme ishte shitja e produkteve tona në tregun e Kosovës dhe më gjerë, por vetëm me paketim të thjeshtë e kjo vazhdoi fatkeqësisht deri në vitin 1998, kur në tërësi u bë ndërprerja e prodhimit nga pushteti, si pasojë e luftës në vend.

Sikur shumë ndërmarrje dhe fabrika që gjatë luftës në Kosovë pësuan dëme të mëdha, duke filluar nga vjedhjet e deri tek djegiet në tërësi, kësaj nuk i shpëtoi as “Ananas”. Firma jonë u shkatërrua nga shtëpia, objekti i fabrikës, makineritë, depot, mjetet transportuese, përfshirë këtu edhe asgjësimin e rreth 20 tonëve biber.

Në vitin 2000, kompania u regjistrua si firmë e re në Kosovë, me po të njejtin emër “Ananas Impex” dhe pas shumë vështirësive dhe rinisje e të gjithë punës nga e para por me një traditë që nuk u shkatërrua asnjëherë, ne filluam sërish me prodhimin dhe paketimin e biberit dhe këtë në një ambalazh të ri, si asnjëherë më parë këtë rradhë në emër të firmës dhe me logon tonë. Kështu “Ananas Impex” vazhdoi me shitjen duke mbuluar të gjitha dyqanet dhe tregun kosovarë si prodhues i suksesshëm vendor, të ciën gjë vazhdojmë ta bëjmë me shumë përkushtim edhe në ditët e sotme

PRODHIMET

Prodhimet e Ananas Impex janë produkt i Tokës sonë të bereqetshme. Ne jemi përkujdesur që ato që i vjelim t’ua shtojmë akoma edhe më shumë vlerën. Gjithçka filloi me biberin e kuq, që është lider në tregun tonë dhe më gjerë. Për t’u inkurajuar që t’i qasemi produkteve me bazë bimore që janë kryefjala e kuzhinës sonë.

Kështu, ne sot numërojmë disa brende të erëzave dhe barishteve, supave, perimeve të thara dhe për këtë jemi më shumë se krenarë. Vlen të përmendet se të gjitha produktet tona janë të testuara nga Instituti Kombëtar I Shëndetit Publik të Kosovës.

KONTAKT

+381 (0) 38 570 974

+386 (0) 44 241 688

+386 (0) 44 163 396

Zahir Pajaziti

Podujevë, Kosovë